image Mbyllen 21 lokale dhe gjobiten 18 tjera për mosrespektim të masave antiCOVID

Siguri

Mbyllen 21 lokale dhe gjobiten 18 tjera për mosrespektim të masave antiCOVID

news image

Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në rajonin e Prishtinës ka gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave antiCOVID dhe ka mbyllur 21 lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur për Sinjalin se mbrëmë inspektorati i AUV-it për mosrespektim të masave ka gjobitur 2 biznese në Pejë, në Ferizaj ka shqiptuar pesë gjoba për pesë bizneset, si dhe në Prizren ka gjobitur 3 biznese.

“AUV e regjionit Prishtinë, është i vendosur t’i mbajë të zbatueshme masat anti-Covid dhe për të ndikuar në uljen e numrit të të prekurve, mbrëmë gjatë natës Inspektorati Sanitar ka bërë kontrolle dhe si rezultat ka gjobitur biznese në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj. Ditëve të vikendit kur edhe fluksi i njerëzve në kafeteri po rritet, sipas planit të kontrolleve, po rritet edhe frekuenca e kontrolleve. Si shkelës te masave mbrëmë janë gjobitur 18 lokale për mosrespektim të masave antiCovid, ndërsa janë mbyllë 21 lokale po ashtu për mosrespektim të vendimeve të fundit të qeverisë”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/