Plazhet e Floridës së Shteteve të Bashkuara janë hapur gjatë ditës së djeshme, pasi ishin të mbyllura shkaku i masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Mirëpo, këto hapësira janë mbushur nga një numër shumë i madh i njerëzve, duke ngritur rrezik për përhapjen e virusit.
Të gjithë vizitorëve iu është ndaluar të marrin peshqirë, karrige, shtretër gome, si dhe të mos hedhin mbeturina derisa duhet të mbajnë distancën sociale deri në dy metra.
Mësohet se plazhet do të jenë të hapura nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën 11:00, ndërsa zonat e plazhit që janë për ushtrime dhe vrapim, nga ora pesë deri në orën tetë.
“Nëse për arsye të ndryshme, plazhet kthehen në hapësira për marrjen e virusit, ne mund t’i kthejmë masat e mëparshme dhe t’i mbyllim sërish plazhet”, ka thënë kryetari i zonës, Lenny Curry.
Vendimin për hapjen e plazheve, e kishin marrë pas numrit të ulët të personave të prekur me koronavirus, ndërsa parashikohej që bregdeti të vizitohej vetëm nga banorët e zonës, por mësohet se njerëzit kanë udhëtuar edhe nga shumë kilometra më larg.
Kjo bie ndesh me normat kundër udhëtimit, derisa nuk është zbatuar as distanca sociale prej dy metrave, ndërsa njerëzit qëndronin në turma.
Kjo bie ndesh me normat kundër udhëtimit, derisa nuk është zbatuar as distanca sociale prej dy metrave, ndërsa njerëzit qëndronin në turma.