image Mbulohet murali te rrethi i Fushë Kosovës, Ahmeti kërkon emrin e kompanisë

Kosovë

Reagimi/ Mbulohet murali te rrethi i Fushë Kosovës, Ahmeti kërkon emrin e kompanisë

news image

Murali artistik me portretin e një vajze nën rrethin e fushë Kosovës, është mbuluar me ngjyrë hiri.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka kërkuar identifikimin e kompanisë që e ka mbuluar muralin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se ky akt duhet të dënohet dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifkimin e saj.

“Tmerr! Kërkojmë ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin e bukur te rrethi i Fushë Kosovës. Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit. Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë. Ky akt i shëmtuar duhet të dënohet. Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa. Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook. /Gazeta Sinjali/