image Mbrojtja e Gucatit thotë se s’janë të gatshëm as më 14 qershor ta publikojnë dosjen paraprake

Drejtësi

Mbrojtja e Gucatit thotë se s’janë të gatshëm as më 14 qershor ta publikojnë dosjen paraprake

news image

Duke diskutuar rreth nxjerrjes së materialit provues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka deklaruar se nuk do të jenë të gatshëm as më 14 qershor që ta publikojnë dosjen e tyre paraprake. Për këtë, ata kanë fajësuar Zyrën e prokurorit të specializuar, duke thënë se kjo e fundit i ka “befasuar” vazhdimisht me publikime të dosjeve të reja, që janë shumë voluminoze.

“S’jemi gati më 14 qershor për publikim të dosjes paraprake. Nuk dua që materialet t’i nxjerrim dhe pastaj të dalin dosje të papritura (nga prokuroria). Kërkoj nga Gjykata që ta ndryshojë këtë. Do përpiqemi ta bëjmë një listë të dokumenteve me materiale”, ka thënë avokati Jonathan Rees.

Ai ka thënë se ZPS-ja kishte përfunduar me dorëzimin e materialeve më 19 shkurt, dhe se nuk e kupton sesi kjo e fundit kishte vazhduar me publikim të dosjeve shtesë.

“Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë fazë ishin nxjerr afro tre mijë faqe material. “Mbrojtja kërkoi në atë fazë e megjithatë ishin vetëm tre mijë faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to”, është shprehur ai./Gazeta Sinjali/