image Mbreti i Marokut shkon në spital, dhuron gjak për viktimat e tërmetit

Botë

Mbreti i Marokut shkon në spital, dhuron gjak për viktimat e tërmetit

news image

Mbreti Mohammed VI i Marokut vizitoi sot një spital në qytetin turistik të Marrakeshit, ku takoi të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin të premten, raporton Agjencia Marokene e Lajmeve (MAP).

Monarku 60-vjeçar vizitoi Spitalin Universitar të Marrakeshit ku kërkoi të informohej për gjendjen shëndetësore të të plagosurve” përpara se të dhuronte gjak për të prekurit nga tërmeti, sipas agjencisë marokene të lajmeve.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Brendshme, të vdekurit arrijnë në 2901, ndërsa 5530 të lënduar.

Tërmeti që tronditi Marokun të premten mbrëma është më vdekjeprurësi në vend që nga viti 1960, kur u vranë të paktën 12,000 njerëz, dhe më i forti që nga viti 1900.

/GazetaSinjali/