image Mbreti Charles bën paraqitjen e parë publike prej diagnostikimit me kancer

Botë

Mbreti Charles bën paraqitjen e parë publike prej diagnostikimit me kancer

news image

Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, në paraqitjen e tij të parë prej kur Pallati Buckingham ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer.

Mbreti është parë i buzëqeshur me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.

Ai e ka falënderuar të shtunën popullin për mbështetjen e ofruar.

Sipas tij, të gjithë të prekurit me kancer e dinë që ato lloj urimesh janë inkurajimi më i mirë për të vazhduar.

Rreth 100 persona janë mbledhur të dielën afër kishës, duke e uruar nga largësia për shëndet të mirë.

Ai i ka pezulluar të gjitha paraqitjet publike derisa është duke u trajtuar për kancer dhe dy figura të larta mbretërore – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit – do të paraqiten në vendin e tij.

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer derisa ka qenë duke u trajtuar në Londër për një komplikim tjetër shëndetësor – prostatën e zmadhuar.

Ndonëse nuk dihet lloji i kancerit nga i cili vuan ai, Pallati e ka konfirmuar se nuk është kanceri i prostatës./REL

/GazetaSinjali/