image VIDEO/ Mbreti Charles befasohet me një puthje në turmën e mijëra njerëzve të rreshtuar në Pallatin Buckingham

Botë

VIDEO/ Mbreti Charles befasohet me një puthje në turmën e mijëra njerëzve të rreshtuar në Pallatin Buckingham

news image

Mbreti Charles III pranoi me dashamirësi puthjet nga njerëzit e shumtë të cilët u rreshtuan në Pallatin Buckingham për ta parë atë dhe për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës së ndjerë.

Mbreti i ri mori një pritje të ngrohtë pasi gjeti kohën për të folur me publikun të premten pasdite, ndërsa po shkonte drejt portave të pallatit.

Ai doli nga Bentley-i i tij dhe lëvizi nëpër turmën e mijëra njerëzve, duke u ndalur për të shtrënguar duart dhe për të folur me njerëzit që kishin kaluar gjithë mëngjesin duke pritur ardhjen e tij.

Janny Assiminios u pushtua aq shumë nga emocionet saqë zgjati dorën dhe e kapi fytyrën e mbretit përpara se ta tërhiqte për një puthje në faqe, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërsa akti mund të konsiderohet si një shkelje e protokollit mbretëror, Charles ishte i qetë në këtë moment dhe dukej se e falënderonte atë.

Pak çaste më vonë, një grua e dytë i puthi dorën e shtrirë teksa ai kalonte pranë.

Zonja Assiminios më vonë i tha CNN se i kërkoi leje Mbretit përpara se t’i fuste një puthje në faqe.

“Të shoh atë përballë meje, nuk mund ta besoja,” tha ajo me një buzëqeshje pas puthjes.

“Unë i thashë, “mund të të puth?” dhe ai tha “mirë po”, kështu që unë e kapa atë… Jam shumë i lumtur, shumë, shumë, që arrita ta shoh dhe puthë ate.’

/GazetaSinjali/