Në Mbretërinë e Bashkuar numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar më shumë se 100 mijë, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas këtyre shifrave, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në Evropë që ka shënuar këtë numër të vdekjeve nga COVID-19, kurse i pesti në botë, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 1 mijë e 631 vdekje dhe 20 mijë e 89 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/