Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj bankës më të madhe ruse dhe do të ndalojë importet e qymyrit rus deri në fund të vitit.
Qeveria sapo ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë pas raportimeve për sulme të neveritshme ndaj civilëve.
Mbretëria e Bashkuar do t’u japë fund të gjitha importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, shkruan Skynews.
Po ashtu do të ngrijë asetet e bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank, dhe do t’u japë fund të gjitha investimeve të reja të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi.