image Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq

Bota e Yjeve

Mbretëresha Elizabeth ishte në shtratin e Princit Philip kur ai vdiq

news image

Mbretëresha Elizabeth raportohet të ketë qenë në shtratin e burrit të saj, Princit Philip, kur ai vdiq në Kështjellën Windsor dje në mëngjes.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të ‘hyjë në ndonjë specifikë’ të vdekjes së tij, por mendohet se ai ishte rëndë i sëmurë’ dhe se gjendja e tij u përkeqësua brenda natës të enjten, shkruan Metro UK.

Në fillim të këtij viti, Duka i Edinburgut, 99-vjeç, kaloi 28 ditë në spital për trajtimin e një infeksioni dhe gjendje të mëparshme të zemrës, duke u kthyer në kështjellën Windsor më 16 mars.

Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua përsëri këtë javë, sugjerimi për ta çuar atë në spital përsëri u ndalua nga mbretëresha.

Bashkëshortja vendosi që burri i saj të vdiste në shtëpinë e tij, ‘në shtratin e tij’ dhe ‘me kushtet e tij’, sipas The Telegraph. /Gazeta Sinjali/