image “Do të takohemi përsëri”, mesazhi i Mbretëreshës Elisabeth pushton tabelën gjigante në Londër

Botë

Britani/ “Do të takohemi përsëri”, mesazhi i Mbretëreshës Elisabeth pushton tabelën gjigante në Londër

news image

Fotografia e Mbretëreshës Elisabeth ll është shfaqur në një tabelë gjigante në Londrën qendrore.

Ajo përmban mesazhe nga fjalimi i saj i së dielës, në të cilën falënderoi stafin mjekësor dhe të gjithë punëtorët që po sakfrikikojnë lidhur me pandeminë.

Fjalimi i mbretëreshës, i mbajtur të dielën, spikati me mesazhet që janë vendosur në tabelën gjigande: “Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë; do të jemi përsëri me familjet tona; do të takohemi përsëri”.

Pjesë nga fjalimi i mbretëreshës Elizabeth:

Unë po ju flas për atë që e di me bindje se është sfiduese.

Një kohë përçarjeje në jetën e vendit tonë: një përçarje që u ka sjellë pikëllim disave, vështirësi financiare për shumë njerëz dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithëve.

Dua të falënderoj të gjithë në vijën e parë të NHS, si dhe punonjësit e kujdesit dhe ata që kryejnë role thelbësore, të cilët vazhdojnë detyrat e tyre të përditshme jashtë shtëpisë në mbështetje të të gjithëve.

Jam e sigurt se kombi do të bashkohet me mua për t’ju siguruar se ajo që bëni vlerësohet dhe çdo orë e punës suaj të vështirë na sjell më pranë kthimit në kohë normale.

Unë gjithashtu dua të falënderoj ata që qëndrojnë në shtëpi.

Së bashku po e trajtojmë këtë sëmundje, dhe dua t’ju siguroj se nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë. /Gazeta Sinjali/