Mbretëresha Elizabeth ka thënë se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si Queen Consort kur Princi Charles të bëhet mbret.
Në një mesazh për shënimin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj, Mbretëresha tha se ishte “dëshira e saj e sinqertë” që Camilla të kishte këtë titull.
Kishte sugjerime që Camilla do të njihej si Princesha Consort.
Por njoftimi i mbretëreshës hap rrugën që ajo të njihet si Mbretëresha Camilla në të ardhmen.
Një zëdhënës i Clarence House tha se Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall ishin “të prekur dhe të nderuar”.
Mesazhi i Mbretëreshës, që shënon ngjitjen e saj në fron në 1952, adreson drejtpërdrejt çështjen e pazgjidhur të titullit të ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.
“Është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Queen Consort”, shkruan ajo.
“Queen Consort” i referohet bashkëshortes së një mbreti në pushtet dhe do të thotë “Mbretëresha Camilla” si titulli i saj i ardhshëm.
Ka pasur një praktikë të ndryshme për bashkëshortet meshkuj të një monarku, të tillë si Princi Filip apo bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria, Princi Albert, të cilët janë bërë princi bashkëshort dhe jo mbret./GazetaSinjali/