Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetë II, sot me 21 prill, feston ditëlindjën e saj të 94.
Zakonisht, për çdo vit, ditëlindja e saj festohet me ceremoni zyrtare në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, madje e vetmja festë zyrtare në mbretëri është pikërisht ditëlindja e mbretëreshës, data 21 prill, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë vit do të jetë më ndryshe për shkak të pandemisë. Ajo ka anuluar festimin e ditëlindjës së saj të 94.
Mbretëresha ka kërkuar që të mos gjuhet me armë si shenjë simbolike për shkak të përballjes me koronavirus. Mbretëresha Elizabeta II tha se përshëndetjet me armë s’do të ishin të përshtatshme në kohë pandemie, e cila ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në Britani.
Gjuajtjet me armë, janë traditë e familjes mbretërore për të shënuar raste të veçanta, sikurse përvjetoret apo ditëlindjet.
Mbretëresha Elizabetë II, në krye të mbretërisë monarke erdhi në vitin 1953 dhe vazhdon të udhëheqë ende edhe sot.Teksa në historinë e monarkisë angleze, ajo ka mbajtur fronin më gjatë se kushdo tjetër.
Elizabeth Alexandra Mary e Jorkut lindi më 21 prill 1926 në Londër./ Gazeta Sinjali/