image Mbrëmë janë gjobitur 29 biznese në Pejë për shkelje të masave antiCOVID
[wp-story id="814678"]

Siguri

Mbrëmë janë gjobitur 29 biznese në Pejë për shkelje të masave antiCOVID

news image

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion mbrëmjen e së shtunës në Rajonin e Pejës për mbikëqyrje të masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili tha se janë shqiptuar 29 gjoba për bizneset që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID,

“AUV bashkë me Policinë, mbrëmë kanë zhvilluar një aksion kontrolli në Regjionin e Pejes për mbikëqyrje të zbatimit të masave antiCOVID. Për mosrespektim të tyre janë shqiptuar 29 gjoba për biznese. Gjobat ndaj bizneseve kryesisht janë shqiptuar për shkak të numrit të madh të klientëve të cilët kanë qenë duke u shërbyer, ku kishte mungesë distance dhe numër të klientëve mbi 4 për tavolina. Disa lokale janë gjobitur për mos respektim të orarit të punës”, tha ai për Sinjalin.

Po ashtu, Thaçi bëri të ditur se janë shqiptuar 14 gjoba për personat që kanë shkelur orarin e lëvizjes dhe për mos mbajtje të maskës./Gazeta Sinjali/