image Mblidhet Kryesia e LDK-së, sot vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër

Kosovë

Politikë/ Mblidhet Kryesia e LDK-së, sot vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, që do të udhëheq me qeverinë e re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme, në takimin që presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbajti me liderë të partive parlamentare, pas dëgjimit të qëndrimeve nga këta të fundit, u vendos që opsioni për krijimin e një qeverie të re pa u shpërbërë Kuvendi është më i dëshirueshmi dhe po ashtu i domosdoshëm për vendin në këtë kohë pandemie.

E vetmja parti e cila kërkoi zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila paralajmëroi se presidentin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtëtuese nëse ia jep mandatin një qeverie tjetër pa shkuar në zgjidhje.

Ende nuk dihet se kush pritet ta marrë besimin e LDK-së për të udhëhequr me qeverinë e re, teksa emri më i lakuar ka qenë ai i kryetarit të partisë, Isa Mustafa. /GazetaSinjali/