image Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kosovë

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në ora 14:00 ku do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të kryesisë, aty do të shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Rendi i ditës

1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit. 2.Përgatitjet për seancë plenare:

3. Deklarimet jashtë rendit të ditës

4.Pyetjet parlamentare,

 5.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

6. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.

7.Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

8. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave /Gazeta Sinjali/