image Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

Politikë

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

news image

Këtë të mërkure nga ora 11 pritet të mblidhet kryesia e kuvendit.

Në rend dite pritet të jenë një numër i madh i pikave, ku ndër të tjera pika që pritet të hyjë si rend dite në seancën plenare është edhe votimi në parim i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha pikat që pritet të diskutohen sot në kryesinë e kuvendit:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

10.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

11.     Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave​

/GazetaSinjali/