image Mblidhet Qeveria, marrin një vendim

Politikë

Mblidhet Qeveria, marrin një vendim

news image

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit të Qeverisë së datës 23 dhjetor 2021.

Sipas njoftimit, me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësimit eventual të legjislacionit primar.

Udhëzimet administrative si në vazhdim:

1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

2. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

/GazetaSinjali/