Në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kryesisë. Tashmë kanë arritur disa prej deputetëve të kësaj partie në selinë e partisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca dhe disa prej deputetëve të tjerë si Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli kanë mbërritur në këtë mbledhje.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi që do t’i bëhet presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e kryeministrit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme Thaçi është takuar me Kurtin, ku pas takimit Thaçi i ka dhënë afat prej 48 orësh për propozimin e mandatarit të qeverisë./Gazeta Sinjali/