Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë sot në orën 13:00 do të mbajë mbledhje.
Këtë për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.
Ai përmes një bisede telefonike ka thënë se LDK-ja do të mblidhet për të diskutuar për gjendjen aktuale të komunës.
“Në ora 13:00 është përcaktuar mbledhja e kryesisë, ku do të diskutojmë për gjendjen aktuale. Ne do të bisedojmë për gjendjen aktuale që e kemi, besoj se në mesin e tyre të jetë edhe zgjedhja për kryetar të komunës”, ka thënë Rudari.
Kujtojmë se në komunën e Podujevës më 15 mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi kryetari i deritanishëm, Agim Veliu ka marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme./Gazeta Sinjali/