image Mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e 41 deputetëve të opozitës

Kosovë

Taksa/ Mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e 41 deputetëve të opozitës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 14:00, me kërkesë të deputetëve të opozitës.

AAK-ja ka mbledhur 41 nënshkrime të deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të qeverisë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Opozita ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më së largu ditën e hënë.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit përmes një konference dje, paralajmëhoi heqën e pjesëshme e me kushte të taksës.

Me këtë veprim, sipas Haradinajt, Kurti po dorëzohet para Serbisë. /Gazeta Sinjali/