image Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Politikë

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

news image

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje e cila do të fillojë nga ora 15:00, shkruan Sinjali.

Në rend dite janë disa pika, në mesin e të cilave edhe Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19 dhe 21 korrik 2021:

Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 korrik 2021:

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Përgatitjet për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

/GazetaSinjali/