Ka nisur mbledhja e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Në këtë mbledhje, që po mbahet me dyer të mbyllura, po marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe aktorë të tjerë.
Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, bëri të ditur se do ta udhëheqë këtë komision, derisa tregoi edhe përgjegjësitë e tij.
“Si kryeministër, propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para, të bëjë analizën dhe ndarjen e bashkëpunimit publiko-privat. Reformimin e SHSKUK-së, përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, tha ai.
Kryeministri kur iu drejtua mediave, rreth dy orë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, tha se gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria e Shëndetësisë me të.