image Mblidhen zëvendëskryeministrat, diskutojnë për furnizimin me produkte ushqimore dhe farmaceutike

Kosovë

Takim/ Mblidhen zëvendëskryeministrat, diskutojnë për furnizimin me produkte ushqimore dhe farmaceutike

news image

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin e dytë, Haki Abazi dhe ministren Rozeta Hajdari, kanë mbajtur takim me Odat Ekonomike në Kosovë, Odën Amerikane, Odën e Afarizmit, Klubin e Prodhuesve, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe drejtorin e KEDS-it, për koordinim më të mirë për të menaxhuar situatën emergjente rreth koronavirusit.

Objektivi kryesor i këtij takimi ishte që të diskutohen çështjet si:

• Furnizimi i qytetarëve me produkte të nevojshme ushqimore dhe farmaceutike;

• Informimi i duhur që të evitohet paniku te qytetarët;

• Mbrojtja e sektorëve ekonomikë dhe operatorëve që furnizojnë me produkte ushqimore dhe me lëndë të parë;

• Çështjet e transportit që furnizojnë Kosovën me produkte ushqimore dhe farmaceutike;• Çështjet e furnizimit me energji elektrike;

• Plani operativ i BQK-së që të mbështesin operatorët ekonomikë si dhe të ruhet likuiditeti në vend/GazetaSinjali/