image Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve të karburanteve

Sociale

Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve të karburanteve

news image

Naftëtarët janë mbledhur në Odën Ekonomike të Kosovës, për të shqyrtuar gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve enorme, të karburanteve në vend.

Takimi i cili po udhëhiqet nga kryetari i shoqatës, Fadil Berjani është i mbyllur për media.

Ndërkohë, në këtë takim po diskutohet edhe paralajmërimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor, për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse, shkruan kp.

MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri.

Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut.

/GazetaSinjali/