Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e së dielës në ambientet e Kuvendit do të mblidhen bashkë qeveria e Kosovës me atë të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Ndërsa prezantohej me punimet e sjella nga delegacioni i Kosovës, Berisha tha se aty mungonte një stendë e zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare. Si të tillë, ai listoi Ramën dhe diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shtoi se historia duhet parë me të gjitha dritëhijet e saj.
“Do të doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare të tipit, Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vëllait të Vuçiqit që i thotë ky për të tall kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjitha dritëhijet e saj. Faleminderit për punën që keni bërë,” u shpreh Berisha.