image Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, mbahet më 26 nëntor

Kosovë

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, mbahet më 26 nëntor

news image

Mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet më 26 nëntor.

Kështu njoftoi Qeveria përmes një njoftimi, ku thuhet se kjo është mbledhja e shtatë e këtyre dy qeverive.

Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sot në Kosovë për vizitë ishte ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, i cili u takua edhe me kryeministrin Kurti.

/GazetaSinjali/