image Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i bën dëm të madh Kosovës

Politikë

Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i bën dëm të madh Kosovës

news image

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje gjatë ditës së sotme, ku është diskutuar rreth qëndrimit të propozimit evropian.

AAK ka rikonfirmuar qëndrimin PRO këtij plani evropian.

Sipas tyre, qëndrimi i partisë së tyre në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore.

Ndër të tjerash, është bërë e ditur se AAK vlerëson ndihmën e aletëve, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje.

Postimi i plotë:

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së.

Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral.

AAK vlerëson ndihmën e aleatëve tanë, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje. Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit.

/GazetaSinjali/