Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B, Sh.B dhe K.B, të akuzuar për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të pa autorizuar e narkotikëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Mustaf Tahiri, pas administrimit të të gjitha provave, të pandehurin H.B, e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj dhe me gjobë prej 200 euro.
Kurse ndaj të pandehurit Sh.B, për veprën penale në vazhdim blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve dhe për posedim të pa autorizuar të armëve, i shqiptoi dënim me burgim prej dy vjet e dhjetë muaj dhe dënim me gjobë prej 200 euro. Ndërsa të pandehurin K.B, e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet dhe me gjobë prej 200 euro.
“Gjykata konform dispozitave të KPRK-së, konfiskon në mënyrë të përhershme armën e tipit “Zoraki M906”, e të pandehurit Sh.B. një karikator me 4 fishek 7.65mm, 21 fishek të kalibrit 9mm, dhe 3 fishekë. Konfiskohen në mënyrë të përhershme substanca narkotike ellojit marihuanë me peshë prej 111.7 gram, substanca e llojit kokainë me peshë 1.72 gram,2 peshore digjitale, 2 mullinj për bluarje, si dhe 36 copa qese të vogla najloni, që kanëshërbyer për ndarjen e substancave narkotike. Po ashtu konfiskohen në mënyrë tëpërhershme shuma e parave në vlerë prej 161 euro, 200 lekë të Shqipërisë si dhe vetura e markës “Hunday Terasan 2.9 CRDI”.
Të pandehurit akuzohen se më 12 shkurt 2019 deri më 23 dhjetor 2019 në Ferizaj, medashje pa autorizim, kanë shitur substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë,ashtu që të pandehurit H… dhe Sh… janë furnizuar nga persona të panjohur në Prishtinë,me substancën narkotike të cilën e kanë dërguar në shtëpinë e tyre, të cilën e kanëpërgatitur në qese të vogla, dhe e kanë shitur në Ferizaj, por edhe nga shtëpia e tyre,ndërsa gjatë zbatimit të urdhër kontrollit nga Njësiti Antidrogë, në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej111.7 gram, një qese me kokainë në peshë prej 1.72 gram, dy peshore digjitale të cilat kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje si dhe 36 copë qese të vogla të najlonit të cilat ju kanë shërbyer për ndarjen e substancave narkotike në pjesë më të vogla për të i shitur tek personat e ndryshëm.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt“, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /GazetaSinjali/