Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 52 mijë e 943 persona. Ndërsa si shkak i infektimit me COVID-19, 1 mijë e 363 të tjerë kanë humbur jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 44 mijë e 436 persona janë shëruar nga COVID-19.
Aktualisht në vend janë 7 mijë e 144 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.