Kosova po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit qysh prej marsit të vitit të kaluar. Mirëpo këtë situatë e ka lehtësuar vaksinimi, proces i cili është duke vazhduar për shkak se prej 9 dhjetorit ka filluar të administrohet edhe doza e tretë, shkruan Sinjali.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me dozën e parë, në total janë vaksinuar 872.249 qytetarë, ndërsa me dozën e dytë 775.898 qytetarë.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka raportuar se sa është numri i qytetarëve që e kanë marrë dozën e tretë, sipas llogaritjeve, del se me këtë dozë janë administruar 3098 qytetarë.