Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po mbahet seanca gjyqësore në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitarja e parë gati katër orë u intervistua qenë private nga Prokuroria.
Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private.
Siç bëri të ditur në pjesën e pyetjeve të hapur, dëshmitarja ka dhënë dy herë dëshmi për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, derisa seanca kaloi në të mbyllur dhe nuk u dha asnjë detaj tjetër.
Kujtojmë se më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.