image Mbi 85 mijë persona të vaksinuar në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 85 mijë persona të vaksinuar në Kosovë

news image

Në sallën “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë me vaksinat, Pfizer dhe Astra Zeneca, përcjell Gazeta Sinjali.

Niman Bardhi, koordinatori i qendrës së vaksinimit ka thënë se që nga dita e parë e vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar mbi 85 mijë e 300 persona.

Në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu në nivel vendi është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri më tani kemi mbi 350 të vaksinuar dhe bëhet fjalë për vaksinimin që janë me dozë të parë dhe njëkohësisht edhe vaksinimi me dozë të dytë, nga të dy llojet e vaksinave qoftë Pfizer apo Astra Zeneca, flas për dozën e dytë. Ndërsa nëse jemi në nivel vendi deri më tani kemi mbi 1550 të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë e procesit të vaksinimit kemi atëherë mbi 85 mijë e 300 të vaksinuar”, ka potencuar përpara mediave ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme IKSHP-ja ka konfirmuar rasti i parë i variantit të ri afrikan, Sars CoV-2. /Gazeta Sinjali/