image Mbi 80 sulme dhe 25 ngacmime seksuale për dy vjet në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Mbi 80 sulme dhe 25 ngacmime seksuale për dy vjet në Kosovë

news image

Rasti i abuzimit të shumfishtë seksual të vajzës 16-vjeçare nga Drenasi, kishte tronditur opinionin kosovar dhe më gjerë, duke u bërë temë mediatike jo vetëm në vend por edhe në mediet ndërkombëtare.

E mitura dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga gjashtë persona ndërsa sipas akatakuzës, të dyshuar për këtë rast janë: Vesel Veseli (polic), Gazmend Halilaj (avokat), Shkëlzen Xhekaj (arsimtar), Fatmir Caraku (mësimdhënës), Ibrahim Rexhepi (mësimdhënës) dhe Hysen Hoxha (zyrtar në Qendrën për Punë Sociale).

Ky është vetëm njëri prej shumë rasteve të sulmeve seksuale që kanë ndodhur në Kosovë.

Sipas të dhënave të policisë për Gazetën Sinjali, gjatë dy viteve të fundit në vend janë raportuar 81 raste të sulmeve seksuale. 37 prej tyre kanë ndodhur gjatë vitit 2018 ku përfshihen 32 sulme seksuale ndaj femrave, 3 ndaj meshkujve dhe 2 raste gjinia nuk është përcaktuar. Ndërsa gjatë vitit 2019, deri më tash janë evidentuar 25 raste të ngacmimeve seksuale.

Sipas të dhënave, sulmet dhe ngacmimet seksuale gjatë viti 2019 janë shtuar dukshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë vitit 2019 janë evidentuar 44 raste të sulmeve seksuale, edhe në këtë vit femrat kanë qenë më të atakuara, pasi që sipas policisë 38 raste kanë qenë sulme seksuale ndaj femrave ndërsa 4 ndaj meshkujve e 2 raste nuk është përcaktuar gjinia e personave.

Përveç sulmeve seksuale, Kodi i ri Penal i Kosovës njeh si vepër penale edhe ngacmimin seksual. Gjatë vitit 2019 në Kosovë kanë ndodhur 25 raste, prej tyre 22 femra kanë qenë të ngacmuara seksualisht ndërsa meshkuj vetëm 2 dhe 1 rast ku nuk është e përcaktuar gjinia.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, sulm seksual cilësohet kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual kurse ngacmim seksual cilësohet kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti atë i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore. /Gazeta Sinjali/