image Mbi 80 milionë euro, Hansi Flick ëndërron transferimin e madh nga gjiganti anglez

Futboll

Mbi 80 milionë euro, Hansi Flick ëndërron transferimin e madh nga gjiganti anglez

news image

Barcelona vazhdon ta ketë në listën e dëshirave transferimin e Pedro Porros, me synim forcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes, por klubi katalunas e konsideron të vështirë realizimin e kësaj marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të verës 2026.

Trajneri Hansi Flick e sheh mbrojtësin spanjoll si profilin ideal për skemën e tij taktike, veçanërisht pas paraqitjeve mbresëlënëse që Porro ka zhvilluar përkrah Lamine Yamalit me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026.

Bashkëpunimi mes tyre ka bindur edhe drejtuesit sportivë të Barcelonës se lojtari i Tottenhamit do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën.

Megjithatë, pengesa kryesore për realizimin e transferimit mbetet aspekti financiar. Pedro Porro ka rinovuar së fundmi kontratën me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2031, ndërsa klubi londinez kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shumë konsiderohet e papërballueshme për Barcelonën, e cila vazhdon të përballet me kufizime financiare dhe rregullat e La Ligës.

Flick e vlerëson 26-vjeçarin për aftësinë e tij në fazën sulmuese, por edhe për disiplinën taktike gjatë rikthimit në mbrojtje. Karakteristikat e Porros përshtaten me filozofinë e trajnerit gjerman, i cili kërkon presion të lartë dhe rikuperim të shpejtë të pozicioneve.

Megjithatë, dëshira e trajnerit nuk përputhet me realitetin ekonomik të klubit. Drejtori sportiv Deco dhe komisioni sportiv janë të detyruar të shqyrtojnë alternativa më të lira, pasi prioritet mbetet përforcimi i disa reparteve të skuadrës me një buxhet të kufizuar.

Edhe nga ana e Tottenhamit nuk ka sinjale për hapje të negociatave. Trajneri Roberto De Zerbi e konsideron Porron një nga shtyllat e projektit të tij dhe nuk dëshiron ta humbasë mbrojtësin spanjoll.

Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, nuk ka presion për ta shitur lojtarin dhe do të pranonte largimin e tij vetëm nëse paguhet shuma e kërkuar prej rreth 80 milionë eurosh.

Porro konsiderohet një nga mbrojtësit e djathtë më të kompletuar në futbollin evropian, falë forcës në duelet një kundër një, inteligjencës taktike dhe kontributit të tij në fazën ofensive.

Për momentin, Barcelona pritet ta shtyjë interesimin për reprezentuesin spanjoll dhe të fokusohet te huazimet ose transferimet me kosto më të ulët, me shpresën se situata financiare e klubit do të përmirësohet në afatet e ardhshme kalimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/