Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 777 qytetarë me vaksinën antiCOVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 388 mijë e 583 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 573 mijë e 312 qytetarë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 3 mijë e 285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 379.
Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 1 mijë 895./GazetaSinjali/