8.307 është numri i rasteve aktive me koronavirusin COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.
Të mërkurën, është paralajmëruar se në Kosovë pritet të vijnë edhe rreth 5000 vaksina antiCOVID.