Me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 75 mijë e 445 qytetarë të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dozën e parë e kanë marrë afër 900 mijë qytetarë ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 804 mijë të tillë.
Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 773 mijë e 577 persona.