Ministria e Energjisë në Ukrainë ka thënë që më shumë se 742,000 njerëz nuk kanë qasje në energji elektrike në këtë shtet.
Ajo ka thënë se situata më e rëndë është në rajonin Donjeck, ku mbi 233,000 njerëz janë “krejtësisht të shkyçur”.
Ministria ka shtuar që më shumë se 238,000 ukrainas janë edhe pa gaz, raporton REL.
Dhjetëra konsumatorëve u është rikthyer qasja në rrymë dhe gaz në 24 orët e fundit, ka thënë Ministria, por “armiqësitë aktive kanë shkaktuar ndërprerje të reja”.