image Mbi 70 persona u arrestuan dje për shkelje të dispozitave mjekësore

Kosovë

Siguri/ Mbi 70 persona u arrestuan dje për shkelje të dispozitave mjekësore

news image

Për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, Policia e Kosovës dje arrestoi 72 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas statistikave të policisë, 51 prej tyre u arrestuan vetëm në Mitrovicë të Jugut.

Fillimisht, sipas raportit 24 orësh të policisë, në këtë qytet në “rrugën e Ulçinit” u arrestuan 25 persna të cilët ishin hasur në një lokal, gjatë patrullimit të njësitit policor.

Kurse 26 persona të tjerë u arrestuan në një lokal tjetër në rrugën “Bashkimi Kombëtar”, sot rreth orës 00:10.

Lidhur me të dyja rastet ndaj pronarëve të lokaleve është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

Përveç Mitrovicës, të arrestuar për shkelje të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, pati edhe në Prizren (17 persona), Prishtinë (3 persona) dhe një person në Gjilan./Gazeta Sinjali/