image Mbi 70 mijë persona kanë aplikuar deri më tani në Trust

Kosovë

Mbi 70 mijë persona kanë aplikuar deri më tani në Trust

news image

Deri më tani, ende pa kaluar 3 orë, 70 mijë persona kanë aplikuar për ta bërë tërheqjen e 10 për qind të Trustit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi në konferencë për media.

“Ne jemi marrë ndërkohë me gjetjen e zgjidhjes së shpejt dhe ofrimin e një adresë të re ku procesi ka shkuar dhe po shkon mirë. Deri më tani i kemi mbi 70 mijë aplikues”, ka thënë Demi.

Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.

Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi.

Sa i përket se si do të bëhet tash pagesa e aplikuesve, Demi ka thënë se pagesa bëhet në grup, në bllok.

S’ka rëndësi kur aplikon, sepse pagesat në bankë do të bëhen në grup. S’ka rëndësi sa shpejt aplikon, dhe nuk është me nxitim të bëhet kjo – sot, nesër apo pas pesë ditësh paratë do të dalin në bllok. Do të jemi këtu që t’ju shërbejmë të gjithëve”, ka thënë Demi. /Gazeta Sinjali.