image Mbi 7 mijë kosovarë u martuan gjatë dy muajve të parë të 2021-ës

Sociale

Mbi 7 mijë kosovarë u martuan gjatë dy muajve të parë të 2021-ës

news image

Ndonëse, organizimi i dasmave është ndaluar në Kosovë që nga viti i kaluar, kjo nuk i ka penguar 3 mijë e 521 çifte kosovare (brenda dhe jashtë vendit) që të kurorëzohen në dy muajt e parë të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Në muajin janar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë kurorëzuar 1 mijë e 928 çifte, kurse në shkurt 1 mijë e 593 sosh.

Për arsye të ndryshme, 290 kurorëzime u bënë jashtë Kosovës.

Prizreni është komuna në të cilën u bënë më së shumti kurorëzime, gjithsej 285 (160 në janar dhe 125 në shkurt)./Gazeta Sinjali/