image Mbi 60 mijë vizitorë në hotele për tre muaj në Kosovë

Biznes

Mbi 60 mijë vizitorë në hotele për tre muaj në Kosovë

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në tremujorin e dytë të vitit pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës teksa numri i vizitorëve është 60 mijë e 884.

Prej tyre 36.22 për qind janë vendorë dhe 63.78 për qind janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 mijë e 148, prej tyre 36.68 për qind nga vendorët dhe 63.32 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 mijë e 340 vizitorë dhe 35 mijë e 403 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë teksa sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

/GazetaSinjali/