image Mbi 520 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë - Sinjali

Mbi 520 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

news image

520 mijë e 182 qytetarë janë vaksinuar deri më tani me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, aktualisht në vend janë 3 mijë e 185 raste aktive me koronavirus.

Me më së shumti raste aktive vazhdon të jetë Komuna e Prishtinës.

Në raportin e fundit IKShPK raportoi për dy vdekje dhe 66 raste të reja me COVID-19./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin