image 500 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19 në Gjermani

Evropë

500 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19 në Gjermani

news image

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka bërë të ditur se 500 mijë njerëz janë vaksinuar në shtetin gjerman që kur ka filluar të bëhet vaksionimi në këtë shtet më 27 dhjetor.

Personat e parë që u vaksinuan kanë qenë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë, shkruan Reuters, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ata në vijën e parë të të frontit janë prioritet. Gjermania ka mesatare të ulët të të infektuarve krahasuar me shtetet përreth, por që prej vjeshtës është përballur me ngritje të madhe të rasteve të reja.

Të shtunën Gjermania ka regjistruar 24 mijë raste të reja ndërkaq shifra e përgjithshme ka arritur në 1 milion e 800 mijë. Deri më tani në Gjermani kanë vdekur 39 mijë njerëz.

/GazetaSinjali/