Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 19 mijë e 248 qytetarë, raporton Gazeta Sinjali.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në 366 mijë e 504.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 192 mijë e 503 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë, duke u imunizuar kështu tërësisht ndaj COVID-19.
Kurse numri total i dozave të administruara të vaksinës është 559 mijë e 007.
Numri i rasteve aktive është 5 mijë e 493.