image Mbi 50 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 50 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë

news image

Ndonëse në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve aktive është mbi 10 mijë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ndërsa, numri total i personave të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është mbi 50 mijë.

1 mijë e 298 persona kanë humbur jetën ndërsa janë shëruar mbi 38 mijë.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.

/Gazeta Sinjali/