Sipas të dhënave nga Eurostat, rreth 29 për qind e banorëve të vendeve anëtare të Bashikimit Evropian të moshës mbi 16 vjeçare nuk kanë mundur të bëjnë pushim vjetor njëjavësh jashtë vendit të tyre në vitin 2019.
Tek ne në vitin 2018, kur për herë të fundit ka të dhëna nga Eurostat, 57,5 për qind e banorëve nuk mund të shkojnë për pushim vjetor njëjavor. Kjo përqindje është zvogëluar për 16 për qind në krahasim me vitin 2010 kur 74,2 për qind e qytetarëve nuk kanë mundur të shkojnë në pushim njëjavor.
Krahasuar me vitin 2010, përqindja e njerëzve të cilët nuk mund të shkojnë në pushim njëjavor jashtë vendit të tyre çdo ditë shënon zvogëlim në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Italisë dhe Greqisë, ku është regjistruar rritje prej 4 dhe 3 për qind. Zvogëlim më i vogël është regjistruar në Letoni – 35 për qind, Maltë – 30 për qind, Bullgari dhe Poloni nga 27 për qind./Gazeta Sinjali/