image Mbi 40 të vrarë gjatë varrimit të gjeneralit Soleimani, 213 të plagosur

Rajon

Siguri/ Mbi 40 të vrarë gjatë varrimit të gjeneralit Soleimani, 213 të plagosur

news image

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran Fars News informon për 40 të vdekur gjatë funeralit të gjeneralit Soleimani. 

Mësohet se ata janë vrarë gjatë si pasojë e shtyrjes së turmave që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit, ndërkohë raportohen se janë plagosur 213 persona.

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qytetit ku do të varroset gjenerali i lartë i Iranit.

Ndërkohë cermeonia e varrimit të tij në qytetin e lindjes Kerman është shtyrë për shkak të vdekjes së 40 personave pjesëmarrësve në ceremoni. Agjencia thotë se do të njoftohet më vonë ora e varrimit.

Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u konsiderua gjerësisht njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane. /Gazeta Sinjali/