image Mbi 40 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës për shkak të COVID-19

Shëndetësi

Mbi 40 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës për shkak të COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës dhe në QKUK.

Sipas këtij Shërbimi, 12 pacientë janë pozitiv me COVID, ndërsa 32 janë post-COVID. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka asnjë pacient në mjekim intensiv.

Ndërkohë, 7 pacientë me COVID-19, nga Shqipëria, po trajtohen në Spitalin e Gjakovës. Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 3 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 30 post-COVID, në mjekim intensiv në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient.

Ndërkaq, në spitalin e Ferizajt dhe të Pejës janë të shtrirë nga 2 pacientë dhe në Spitalin e Gjakovës 7 pacientë./GazetaSinjali/